Kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen në punë, pritet me duartrokitje në selinë e PS! Ja dhurata që mori nga stafi

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kreu i Partisë Socialiste, ka festuar sot 61-vjetorin e lindjes, por si çdo vit, kjo ditë e ka gjetur në krye të detyrës.

Mëngjesin e 4 Korrikut – datë që përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA – Rama është pritur me duartrokitje në selinë e PS, ku bashkëpunëtorët dhe anëtarë të stafit i kanë dhuruar një tufë trëndafila të kuq, simbol i së majtës.