Kryeministri Edi Rama drejt Sllovenisë/ Pjesë e Forumit Strategjik të Bled-it

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Sllovenisë ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit që do të mbahet në datat 2-3 shtator.

Në panel pranë kryeministrit Rama janë kryeministri slloven Robert Golob, ai kroat Andrej Plenkoviç dhe ai serb Miloš Vučević. Po kështu, në hapjen e forumit strategjik të Bledit pritet të flasë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë qëndrimit dyditor në Slloveni, kreu i qeverisë shqiptare të ketë takime me liderët europianë pjesëmarrës në këtë forum për të mundësuar nisjen e shqyrimit të kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në forum merr pjesë edhe kryediplomati Igli Hasani së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Hasani konfirmoi disa ditë më parë se ka një relaksim të marrëdhënieve me Athinën, e cila deri më tani e mban të bllokuar vendimmarrjen për nisjen e shqyrtimit të kapitujve të negociatave.

Sipas Hasanit, me qeverinë greke janë zhvilluar negociata diskrete larg syve të mediave, ndërsa shpresohet që konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në të mund të zhvillohet në fund të Shtatorit ose në fillim të Tetorit.