Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda votojnë në Surrel: Të presim mesazhin e popullit

Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama ka votuar sot në shkollën “Ymer Lala” në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pas hedhjes së votës, Rama u shpreh se tani është koha të pritet se çfarë do të thotë populli: “Të presim çfarë do të thotë populli”, deklaroi ai për mediat shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)


Rama publikon video nga Surreli: “Jam me katunaren time këtu”, mesazh për votuesit

Kryeministri Edi Rama ka edhe publikuar një video nga fshati Surrel, ku shfaqet me bashkëshorten Linda dhe disa banorë të zonës.

“Katuni jonë ju përshëndet, ja ku jemi. Ulini duart se është heshtje zgjedhore. Unë me katunaren time këtu, ja ky katunari tjetër këtu. Ju urojmë një ditë fantastike nga katuni jonë, Surrel quhet,” u shpreh Rama në videon e tij.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)