Kryeministri britanik për herë të parë në Shqipëri/ Starmer mbërrin në kryeministri, pritet nga Rama
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer vjen për herë të parë në Shqipëri. Pas vizitës në presidencë, ka mbërritur në kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Starmer dhe kryeministri Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët ndrsa sipas njoftimeve pritet të firmosen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve.
Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.