“Karma is a bi*ch”. Monika Kryemadhi në deklaratë pas arrestimit të Metës: Nuk kemi shitur…

Në një deklaratë të jashtëzakonshme, Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës ka konfirmuar se SPAK ka marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj saj.

Ndërkaq, në fjalën e saj, ajo pranoi se me Metën ka 7 muaj pa komunikuar.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Dje mora materialin për vendimin e masës së sigurisë për mua, duhej ta lexoja, nuk isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht ta lexoja me detaje. Në thirrjen në SPK jam pyetur për kallëzimin penal ndaj Veliajt. I kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe prova të vërtetuara, të miat, masë dhe familjarëve të mi. Unë kisha rreth 5 mijë faqe, mamaja rreth 3 mijë. Nuk kishte përfshirje të tyre në kërkesën e prokurorisë për gjykatën. Që në nisje ishte një proces politik që nisi nga denoncimi im për inceneratorët. Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK pasi mendoja se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues do të ishin korrekt në marrëdhënien e çështjes sonë. U thirrën për orë të tëra, janë rrëmbyer nëpër aeroporte miq të mi, të huaj e shqiptarë, u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme dhe janë intimiduar, por nuk kemi folur sepse kemi besuar tek reforma për të cilën aleatët tonë kanë paguar. Deklarata dje ka shkelur nenin për dekretin hetimor.

“Kam 7 muaj që nuk flas me Ilir Metën. Nuk kam më komunikim me të. Ai ka objektivat e veta dhe në këtë çështje do punojmë të ndarë. Meta nuk pranon të më takojë. Masa e arrestit zhvillon më tej konfliktin tonë familjar. Nuk ka arestim më të madh se arresti shpirtëror. Problemet familjare tonat nuk janë probleme të dikujt që janë marrë me interes por të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite. Dëshira për të luftuar korrupsionin, e pagova me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime

“Patjetër. Edhe pse është drejtësia e kastruar e Edi Ramës do ta respektoj. Edhe Gandi e respektoi regjimin britanik. Edhe Mandela u fut 23 vjet në burg por kur doli nga burgu u martua me grua të re. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka arguemnt sot qeveria për inceneratorin e Tiranës? Po ndërtimi pa leje i 15 ha me milion m3 dhe e kalon vlerën 400 mln euro, e përkthyer në pallate me klering ku pastrohen paratë e drogës. Çfarë bën SPAK? Bashkon CEZ-DIA me ccështjen e Monika Kryemadhit. Pse nuk e zgjidhi 5 vjet? S’kanë argument, thanë ta fusim brenda Ilir Metën, rrëmbim kriminal. Kur e kërkuan ata Ilir Metën dhe kur iu ka thënë jo? Kush është Ilir Meta që e rrëmbejnë ashtu? Del edhe një motërf*ker atje që e godet në kokë. Harrojnë që Shqipëria është e vogël. Policia e Neritan Nallbatit na bën operacion policesk?”
<d

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)


iv style=”padding: 16px;”>