Kryemadhi lexon letrën e Metës në Kuvend! Ja çfarë shkruan ish-presidenti për ish-bashkëshorten e tij

Sot në orën 17:00 u mbajt seanca parlamentare. Rreth kësaj ore pati edhe një reagim nga Ilir Meta nga burgu 313. Në letrën e publikuar në rrjetet sociale Meta flet për arrestimin, edhe akuzat e SPAK-ut.

Në postim Meta përmendte edhe ish-gruan, Monika Kryemadhin.
Deputetja Kryemadhi është parë të lexojë postimin në faqen e ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa ndodhej në sallën e Kuvendit.

Mesazhi për Kryemadhin në letrën e Metës!

“Përfundimisht më duhet të deklaroj shkurt se në gjithë pretendimet që ngre SPAK-u për hetimet 20-vjeçare ndaj meje, ka vetëm dy raste që më duhet të sqaroj.
Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro. Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri.
Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime.
Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.
Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave.”, thuhet në letrën e Metës.