Kryemadhi: Kam pasur plot fletë-thirrje nga SPAK për inceneratorët, pres të më thërrasin edhe për operacionet plastike


Ndërsa deputetët e majtë dhe të djathtë lanë sallën e kthyer në skenë dhune dhe përplasjesh, që në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u ndal për të folur me mediat rreth asaj që ndodhi në parlament.
Teksa u pyet mbi hetimet e SPAK, në lidhje me një “mal” me dosje kundër saj dhe Ilir Metës, Kryemadhi tha se ka marrë shumë fletë-thirrje nga Prokuroria e Posaçme, kryesisht në lidhje me inceneratorët.

Ndërsa ironizoi thirrjet e shpeshta nga SPAK, ajo tha se pret të thirret për të dëshmuar edhe mbi operacionet plastike.

“Unë fletëthirrje kam pasur shumë nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, pres të më thërrasin e dhe për operacionet plastike”, tha Kyremadhi.