Kryeinspektorja e IKMT, Dallandyshe Bici, në Vlorë – Verifikon kantieret e ndërtimit dhe lejet për pallate
Kryeinspektorja e përgjithshme e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallandyshe Bici, ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës, në kuadër të një aksioni të gjerë monitorimi dhe verifikimi në terren.
Bici ka zhvilluar inspektime në disa kantierë ndërtimi, me fokus të veçantë te lejet e dhëna për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, si dhe respektimi i kritereve ligjore dhe urbanistike.
Qëllimi i vizitës është kontrolli mbi ndërtimet që kanë nisur së fundmi apo janë në proces, për të siguruar se ato përmbushin standardet ligjore dhe nuk prekin hapësirat publike apo pronat shtetërore.gjithashtu sipas burimeve mesohet se mengjesin e se henes kryeministri Edi Rama foli per nje pallat qe do te sekutesrohej dhe pikerisht sipas burikemeve Bici shkoi tek pallati qe km foli . Nuk foli per mediat por tha se si cdo dite dk tr jemi ne terren .
IKMT pritet të përgatisë një raport të detajuar mbi gjetjet në terren, ndërkohë që kryeinspektorja ka paralajmëruar masa ndaj subjekteve që rezultojnë në shkelje të ligjit për territorin. Nderkohe mesohet se me heret IMt ka vendosur trw gjoba me 50 milione leke secula per shkelje te lejes