Kryebashkiaku në burg! Kompetencat e Erion Veliaj në Bashkisë e Tiranës i kalojnë Anuela Ristanit

Anuela Ristani është komanduar për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt. Nënkryetarja aktuale e Bashkisë Tiranë, do të udhëheqë përkohësisht administratën e qytetit, deri në përfundimin e procedurave ligjore ndaj Veliajt.

Veliaj është ndaluar nga SPAK për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve të tjera të lidhura me korrupsionin, teksa momentalisht gjendet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj, i cili ka udhëhequr Bashkinë e Tiranës për një periudhë të gjatë, ka qenë një figurë e kontestuar në disa aspekte të administratës së tij, por gjithashtu ka pasur mbështetje të gjerë nga një pjesë e qytetarëve dhe forcave politike.

Një nga temat më të diskutuar në ditët në vijim do të jetë gjithashtu ndikimi që ky zhvillim mund të ketë në zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe si mund të ndikohet imazhi i administratës së Tiranës pas këtyre ngjarjeve të papritura.