Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në ambientet e paraburgimit të Durrësit, duke ndjekur rregullat dhe procedurat e përcaktuara për votimin e personave që ndodhen në paraburgim. Ai ka votuar në orarin e caktuar nga administrata e institucionit.

Pak ditë më parë, Veliaj kishte bërë thirrje për qytetarët që të votojnë Partinë Socialiste, duke theksuar rëndësinë e votës për zhvillimin dhe transformimin e vendit. Ai nënvizoi se vota e 11 majit nuk duhet të jetë një votë kundër, por për të tashmen dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Vota juaj duhet të jetë një votë për punën, për shpresën, për transformimin. Kjo është një mundësi për të reflektuar mbi progresin që ka bërë Tirana dhe për të mbështetur një të ardhme më të mirë,” tha Veliaj.

Ai gjithashtu theksoi se vota duhet të jetë për punën që është bërë dhe për të ardhmen që meritojmë si qytetarë të Shqipërisë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të mbështesin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin.