Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme.

Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.