Kryebashkiaku i Kolonjës merret në pyetje nga SPAK, tregon arsyen: Për një çështje të vitit 2023…

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është marrë në pyetje për rreth një orë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Isai tha se kishte dhënë sqarime shtesë lidhur me një çështje të hapur që daton nga viti 2023.

“Dhashë disa shpjegime shtesë për një çështje të vitit 2023. Nuk e di nëse duhet të them më shumë, por kam qenë person deklarues,” u shpreh ai pa dhënë detaje të mëtejshme mbi dosjen ose objektin e hetimit.

Nuk dihet ende nëse marrja në pyetje lidhet me detyrën e tij si kryetar bashkie, ndërsa SPAK nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për këtë rast.