Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko: Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga territore për paqen

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ta se Ukraina mund t’i duhet të heqë dorë nga territore të saj si pjesë e një marrëveshje paqeje me Rusinë, për të pranuar koncesione territoriale.

“Një prej skenarëve është… të jepet territor. Nuk është e drejtë. Por për paqen, paqen e përkohshme, ndoshta mund të jetë një zgjidhje, e përkohshme”, ka thënë ai për BBC.

Por, ai ka theksuar se ukrainasit “kurrë nuk do të pranonin okupimin” nga Rusia. Klitschko ka shtuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund të detyrohet të bëjë “zgjidhje të dhimbshme” për ta arritur paqen.

Kur u pyet nëse Zelensky e ka diskutuar këtë çështje me të, ai u përgjigje “Jo”. “Presidenti Zelensky e bën këtë vetë. Nuk është funksioni im”.