Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo viziton Janullatos në spital: Lutemi për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar!

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo vizitoi Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos në spitalin Evangjelismo në Athinë.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Tavo luhet për rikthimin e 95-vjeçarit në misionin e tij të bekuar.

“Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoqë që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi” shkruan Tavo në rrjetet sociale.

95 vjeçari po monitorohet nga doktoresha Anastasia Kottanidou e njëjta që është kujdesur për të 5 vite më parë kur u shtrua pasi u prek nga coronavirusi.

Viroza e gripit sezonal që ka prekur hierarkun 95-vjeçar duket se është zhvilluar në një infeksion dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka pasur gjakderdhje në aparatin tretës.

Virusi sezonal që e preku prelatin 95-vjeçar u shndërrua në infeksion. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital të Tiranës më 30 dhjetor, pasi ishte prekur nga një virus sezonal dhe shtrimi i tij në spital u gjykua i nevojshëm kryesisht për arsye parandaluese, nisur nga mosha dhe shëndeti i rënduar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vangjel Tavo (@vangjel_tavo)