Një tjetër zyrtar vendor në dyert e Prokurorisë së Posaçme.Paraditen e sotme është shfaqur në SPAK kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj.Mësohet se kryebashkiaku ka qenë i thirrur në lidhje me kallëzimet që janë bërë ndaj tij, dy të tilla. Pyetja e tij në institucionin e akuzës është bërë në cilësinë e personit që ka dijeni rreth çështjeve.
Zyrtari vendor socialist ka dalë nga godina pasi është pyetur në lidhje me çështje që kanë interes apo që ka deponuar dhe disponon informacion. Malaj nuk dha prononcim për media dhe ka qëndruar në SPAK për rreth 1 orë. Më herët, në vitin 2020, PD e kishte denoncuar Malajn se e kapte ligji i Dekriminalizimit, por KQZ e rrëzoi.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ