Kryebashkiaku, Erion Veliaj nuk ia del! Mbetet sërish në burg

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Relatore e gjyqit ishte gjyqtarja Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici e Sokol Binaj. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Më 17 qershor, GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për lirim kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ka kushte të reja për ndryshimin e masës së sigurisë.

Më 13 mars, Apeli i GJKKO vendosi që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg. Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, raporton se gjykatësi Engert Pëllumbi, atë kohë ka marrë parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani që këmbëngulën në mbajtjen e Veliaj në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.

Tashmë rruga e mbetur për Veliajn është Gjykata Kushtetuese sa i takon kundërshtimit të masës. Erion Veliaj mbahet në burg për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, mosdeklarim ose deklarim i rremë i pasurisë dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli