Kriza e luftës dhe marrëdhëniet me BE-në, Rama pret homologen daneze : Ka qenë prezente në gjithë procesin e transformimit të vendit
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Ceremonia e pritjes u zhvillua në ambientet e jashtme të Kryeministrisë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës,Mette Frederiksen, kreu i qeverisë Edi Rama tha se Danimarka ka qenë gjithnjë mbështetëse e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.
“Ka qenë prezent në një moment shumë të vështirë për ne, në momentin kur një tërmet katastrofik la në qiell të hapur mbi 15 mijë familje dhe nuk do harroj kurrë që një nga të parët që më kanë shkruar ishte kryeministrja. Mes nesh, Shqipërisë dhe Danimarkës ka një histori marrëdhëniesh diplomatike shumë të mira.
Danimarka ka qenë prezente në gjithë procesin e transformimit të vendit, një mbështetëse e vendosur e Shqipërisë dhe Ballkanit në BE.
Dhe më e fundit, kriza e luftës na bën bashkë përsëri dhe ndajmë të njëjtat bindje e qëndrime. Vizita e saj këtu ka një rëndësi të vecantë edhe për marrëdhëniet gjeopolitike mes Europës së Bashkuar dhe BE“- tha Rama.