Kriset marrëveshja PS-PSD? Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës
Pas tymnajës së krijuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, duket se mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë Shkodër ka qenë sinjali i parë i prishjes së marrëdhënieve mes Partisë Socialiste dhe Socialdemokratëve të Tom Doshit.
Largimi i këshilltarëve të PSD –së solli edhe prishje të numrave, duke bërë që mbledhja të dështojë për mungesë kuorumi.
Në fakt në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit, kryetari i grupit të këshilltarëve të PSD-së Gjek Sokoli, përmendi mungesën e punësimeve në administratën e bashkisë nga Benet Beci, edhe pse mbështeti këtë të fundit për punët që po kryhen në qytet.
Por këshilltarët e PSD-së kanë qëndruar në sallë me miratimin e ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë, ndërkohë që janë larguar më pas nga salla e këshillit bashkiak duke sjellë edhe mbylljen e mbledhjes.
Më herët kanë qenë anëtarët e rithemelimit të cilët janë larguar nga salla e këshillit bashkiak, të cilët kanë kërkuar interpelancë me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci në lidhje me largimet nga puna, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar.
Partia Socialiste, ka 18 vende në këshillin bashkiak, numra të cilat nuk I mjaftojnë për zhvillimin e mbledhjeve e vetme ndërkohë që së bashku me PSD me 11 vende, bëjnë shumicën në këshill, por mbetet për tu parë nëse tashmë ka një krisje të marrëdhënieve që mund të cojë në votën kundër të socialdemokratëve ndaj propozimeve të administratës Beci.
Përçahet koalicioni PS – PSD në Shkodër. Këshilltarët social – demokrat kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak pasi kanë votuar vetëm pikën e rëndit të ditës që kishte të bënte me ndihmën ekonomike.
Ata janë larguar në mënyrë demostrative duke lënë pa kuorum mbledhjen, e cila më pas është ndërprerë, duke mos patur mundësi vijimësinë.
Më herët u larguan edhe këshilltarët e opozitës. Ky është sinjali i parë i PSD që vjen në drejtim të bashkisë Shkodër, lidhur me miratimin e pikave të rendit të ditës që sjell administrata vendore.
Lajm ne perditesim…