“Krimi po sofistikohet, prokurorëve të SPAK u mbaron mandati!” Dumani: Jepini mundësi të rikandidojnë!
Kreu i SPAK Altin Dumani i kërkoi deputetëve të Komisionit të Ligjeve ndryshimin e ligjit për ti dhënë mundësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posacme të drejtën e rikandidimit. Madje në një moment i tha deputetëve se mund ta përjashtojnë atë, nëse u bën punë por kjo kërkesë është e nevojshme për të mbrojtur institucionin.
“Po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar. Jemi para botës digjitale e po shkojmë drejt inteligjencës artificiale. Krimi po sofistikohet më shpejt se ne që do të thotë që koha e hetimit do të jetë më e gjatë e ndërkohë shkurtohet koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit. Ja pse institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. E përsëris është çështje e sfidave të reja që na presin. Konsiderojeni këtë cështje duke përjashtuar emrin tim nëse kjo ju bën punë, por mbrojeni institucionin“,tha Dumani