Krimi në Shëngjin/ Autori largohet me motorr dhe skafande në kokë
Biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë sot në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta.
Në lokalin ”Coral” në pedonale të Shengjinit është vrarë pronari i lokalit shtetasi Ardian Nikulaj.
Ai është qëlluar nga një person që ka hyrë me skafande motorri në kokë.
Duke iu referuar burimeve, dyshohet se autori ka qenë i veshur me uniforme shërbimi ngjyre blu dhe jelek të verdhë fosforishent, për të shmangur dyshimet se do ishte ekzekutori.
Po ashtu mësohet se autorët, ekzekutori dhe një tjetër, janë larguar me motor.