Krimi makabër në Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ditë më parë në Krujë, ku Leta K. 42 vjeçe, dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj pasi e ka lindur në banesë. Ajo e futi foshnjën në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin e Tapizës.

Ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo shkoi të merrte ndihmë mjekësore në spital. 42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë, e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime.

42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe dy djemve ku më i madhi 20 vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pa jetë.