Krimi brenda familjes/ Flet pronarja e banesës ku jetonte viktima: Ishin të rregullt, vëllai erdhi në mëngjes dhe ….

Krimi brenda familjes ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje ka tronditur nëngjesin e sotëm  zonën e Freskut në Tiranë.

Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.