U aludua se ishte arrestuar, reagon kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës: Jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli ka reaguar pas aludimeve për arrestimin apo marrjen nën hetim të tij. Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore dhe ndodhet në terren aty ku banorët e kanë votbesuar për të shërbyer.
“Bashkia e Vaut të Dejës është në krye të detyrës. Po fillon edhe sezoni i vaditjes. Sot bëmë inspektimin e këtij kanalit që është një investim i nga Ministria e Bujqisisë me bordin e kullimit dhe bashkinë e Vaut të Dejës. Investimet do të vazhdojnë përsëri.
Siç e shihni unë jam në krye të detyrës jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore. Ato të bëjnë punën e vet në të kryejmë detyrën që na ka besuar populli”, tha Kristian Shkreli.