Krimet zgjedhore edhe nga burgu! Altin Dumani: Kemi aktive 43 procedime penale

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve të nisura për parregullsitë në procesin zgjedhor, duke deklaruar se prokurorët e posaçëm kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në banesa, zyra dhe ndaj personave të dyshuar.

“Janë ushtruar disa kontrolle në banesa dhe zyra personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejimin e kontrollit të ambienteve të ndryshme dhe të personave të ndryshëm. Janë sekuestruar prova dhe dokumente të rëndësishme, të cilat do t’i shërbejnë procesit të hetimit. Sfidat nuk janë të pakta. Referuar materialeve të partive politike të depozituara në SPAK, kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.” tha mes të tjerash Dumani. 

Fjala e plotë e Altin Dumanit:

Janë trajtuar 192 materiale për procedime penale.

Janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

40 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, ndërsa 17 të tjera janë bashkuar me procedime ekzistuese.

Burimi i procedimeve penale:

22 janë referuar nga Policia,

1 nga Shërbimi i Burgjeve,

9 nga Prokuroria e Posaçme,

3 nga kallëzime qytetarësh dhe shtetasish,

4 nga subjektet politike,

1 është ndarë nga një procedim i mëparshëm.

Kategoritë e procedimeve penale:

35 procedime penale për korrupsion aktiv në zgjedhje,

4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv,

1 për përdorim të funksionit publik për qëllime politike,

1 për përdorim të funksionit publik dhe shpërdorim detyre,

1 për kanosje ose dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje,

1 për vepra të tjera penale.