Krimet zgjedhore, BKH zbarkon në Fier!

Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi, i shoqëruar nga agjentë të BKH-së dhe oficerë të policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të qarkut.

Një nga këto zona është edhe Roskoveci. Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është edhe prokurorja tjetër e SPAK, Doloreza Musabelliu.

Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm, ndërsa prania e tyre do të vijojë deri në mbyllje të procesit të numërimit.

Ndërkohë, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.