Krimet zgjedhore, BKH dhe policia kontrolle të gjera në Shkodër pas procedimeve penale të SPAK

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policia e Shkodrës kanë kryer kontrolle intensive në disa zona të këtij qarku, përfshirë Malësinë e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë, si pjesë e hetimeve të nisura nga SPAK për krime zgjedhore.

Kontrollet janë realizuar në kuadër të një operacioni të gjerë që synon zbardhjen e shkeljeve të mundshme të ligjit zgjedhor, që dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Agjentët e BKH, të mbështetur nga oficerë dhe patrulla të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë qenë në terren për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar çdo shkelje të mundshme.

Hetimet po udhëhiqen nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, i cili është ngarkuar me përgjegjësinë për të zbardhur çdo abuzim gjatë procesit zgjedhor dhe për të ndëshkuar përgjegjësit sipas ligjit.