Krimet makabre brenda familjes që tronditën shoqërinë shqiptare në dekadën e fundit, protagonistë fëmijët
Krimet brenda familjeve shqiptare me protagonistë fëmijët, po marrin përmasa të frikshme. E fundit ishte vrasja makabër në Shënavlash të Durrësit që tronditi mbarë opinionin publik pasi tre fëmijët vranë të atin dhe e varrosën në kasollen pranë banesës.
Vrasje tragjike por jo e pazakonshme sepse gjatë muajve të fundit në shoqërinë shqiptare janë shënuar disa tilla si rezultat i shumë faktorëve si: Vështirësitë ekonomike, probleme të shëndetit mendor, problematika të tjera brenda familjeve, situata të rënduar psikologjike, mosndërhyrja e imstitucioneve etj., të gjitha këto si atribute shkatërrimtare të familjeve shqiptare po pasohen shpesh me funde tragjike, vrasje brenda familjes…
21 prill 2016
29 qershor 2017
Burrë e grua, Ali e Jenie Nika u gjetën të vdekur në derën e shtëpisë në Durrës. Vrasës i të dyve ishte djali Leo Nika, 29 vjeç, i cili pas një debati qëlloi drejt tyre me çifte. Ngjarja në atë kohë dyshohej se ndodhi për shkak të problemeve psikologjike dhe me pijen që kishte i riu.
7 qershor 2018
Qemal Sela, 26 vjeç, qëlloi me plumba automatiku nënën dhe babanë e tij, Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. I riu ishte kthyer një ditë më parë nga Anglia dhe kishte debatuar rëndë me të atin, Flamurin. Dyshimet e hetuesve u lidhën me shkakun se ai nuk kishte sjell para nga jashtë. Në grindje djali u kërkoi llogari prindërve për 2 prona që kishte blerë më herët.
6 gusht 2020
Në Buçimas, pranë qytetit të Pogradecit, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, pas një konflikt verbal me të ëmën, Firdes Çekiçi, rrëmbeu thikën nga kuzhina dhe e vrau atë. Më pas i preu kokën dhe ia vari tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të autorit.
26 korrik 2021
Ylber Lezi, 47 vjeç, u vra me sende të forta në shtëpi nga gruaja dhe vajza e tij, Mine Lezi dhe Aida Lezi, 51 dhe 21 vjeçe, në Bulqizë. Lezi ishte përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Familja jetonin në kushte të mjerueshme ekonomike, ndërsa edhe vajza kishte nisur të shfaqte shenja depresioni.
25 gusht 2022
Mariglen Muhametaj, 30-vjeç, vrau me sende të forta babanë e tij, Qemalin, 73-vjeç, në Greshnicë të Mallakastrës. Për shkak të gjendjes mendore, 37-vjeçari nuk shfaqi shenja pendimi edhe gjatë marrjes në pyetje menjëherë pas arrestimit, ndërsa para hetuesve ka treguar me detaje të gjithë skenën e krimit.
1 shtator 2023
Mato Gllucaj, 23 vjeç, organizoi vrasjen e babait në Gjorm të Vlorës. Në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë vendosi eksploziv. Sapo babai, Durmish Glluçaj, 56 vjeç, u afrua, djali e shpërtheu lëndën plasëse me mekanizëm elektrik. I riu e vrau të atin e verbër, pasi e dhunonte vazhdimisht dhe fillimisht tentoi të fsheh ngjarjen.
11 shkurt 2024
Ike Sokoli u gjet e vdekur në banesë nga nipi në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës. 75-vjeçarja humbi jetën nga dhuna fizike e të birit, Ndriçim Sokoli, 35 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili ishte shoqëruar më herët në spitalin psikiatrik. Nënë e bir jetonin të vetëm në shtëpi.