Krim i rëndë brenda familjes, burri vret gruan dhe tre vajzat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago, SHBA ku një baba akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij.
Autori është identifikuar si Maher Kassem ndërsa viktimat u identifikuan si i Majeda Kassem, 53 vjeç; binjakët Halema Kassem, 25 vjeç; dhe Hanan Kassem, 25 vjeç; dhe Zahia Kassem, 24 vjeç.
Në dëshminë e tij para hetuesve autori është shprehur se shkak për ngjarjen janë bërë financat.
Dinamika
63-vjeçari ka dëshmuar se ngjarja filloj prej një debati me gruan e tij në lidhje me financat e dobëta të familjes, 63-vjeçari ka thënë se bashkëshortja e tij mendonte vetëm paratë dhe nuk kishte marrë kur mbrapsht respekt nga familjarët e tij.
Dëshmitarë i ngjarjes ka qenë dhe djali 19-vjeçar i çiftit, i cili kur filloj konflikti ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. I riu tregoi se sherri kishte filluar në bodrumin e shtëpisë, ku nëna dhe motrat e tij ishin duke debatuar me të atin me tone të larta në lidhje me paratë.
19-vjeçari deklaroi se kur zbriti poshtë për shkak të zhurmës pa nënën të shtrirë për tokë, më pas para syve të tij babai qëlloj motrat për vdekje.
Ndërkohë, qindra vajtues u mblodhën në Fondacionin e Xhamisë në Bridgeview për një lutje në nder të katër grave që u vranë.

