Krim apo korrupsion?!

Dhe ku do të arrijnë më tej skandalet ç’njerëzore?
Në ç’vend po jetojmë të mbushur me kaq shumë mjerim, katandisje, nëpërkëmbje dhe luks. Po po luks, LUKSI i atyre që presin të mbushin xhepat nga shpirtrat e vyer në luftë me jetën. Ata pazare idiotsie dhe ç’njerëzore, po përbëjnë krimin më të rëndë të ditëve të sotme.

Shqiptarët renditen si populli më neglizhent për kontrollet e shpeshta mjekësore të shëndetit, po si do ushqehet rutina e analizave, ekove, kontrollove mjekësore, te njerëzit ku shëndeti është në duart e fëlliqsirave të pangopur dhe të pamëshirshëm.

Ç’paradoks i gjallë! Shpirtrat e vyer , të lodhur enden dhe sakrifikojnë në radhët e gjata për pak minuta më shumë jetë, ata nuk dorëzohen lehtë, por luftojnë dhe ashtu luftuan në heshtje, heshtja  e tyre flet më shumë se një mijë fjalë, dhe sytë tyre të përlotur por me shikim premtues mposht me krenari çdo fjalë abuzive të rëndomtë pa ngjyra shprese.
Por ata nën hijen e pangopjes dhe pandershmërisë vazhdojnë sërish të ideojnë si të sigurojnë  më shumë ryshfet nga xhepat e arnuar të shpirtrave luftarak vetëm për të siguruar Maldiven dhe Tajlandën….

Ku janë verifikimet?
Apo në gjumë prej muajsh, dhe zgjimi mjaftohet thjeshtë me një arrest shtëpie, dhe më vonë gjithçka harrohet, rutina fatkeqsisht vazhdon…..

Check Also

Ekzekutoi shqiptarin në Greqi në 2010, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *