Kreu marrëdhënie me një të burgosur, gardiania e burgut në Londër dënohet me 15 muaj burg, mësohet se vuante nga…

Një gardiane burgu në Londër, Linda De Sousa Abreu, është dënuar me 15 muaj burg pasi u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur në burgun Wandsworth. Akti u regjistrua nga një tjetër i burgosur dhe videoja u bë virale në internet, duke shkaktuar skandal dhe dëmtuar reputacionin e institucionit.

Abreu, 30 vjeç, punonte në këtë burg në jug të Londrës dhe, sipas gjyqtarëve të Gjykatës së Kurorës, sjelljet e saj të pahijshme nuk ishin raste të izoluara. Hetuesit zbuluan një video të dytë, ku ajo shfaqej në akte të tjera intime me të njëjtin të burgosur, këtë herë të filmuar nga kamera e saj e trupit, një pajisje standarde për gardianët.

Abreu u arrestua në aeroportin Heathrow ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi për në Madrid së bashku me babanë e saj. Gjatë hetimeve, u zbulua se ajo kishte vuajtur nga probleme psikiatrike dhe trauma në të kaluarën, por marrëdhëniet e saj me të burgosurit, sipas dëshmisë së saj, ishin tërësisht konsensuale.

Sipas raportimeve, në njërën nga videot, një tjetër i burgosur që xhironte skenën shfaqej duke konsumuar kanabis në qeli. Gjykatësit theksuan se videoja e bërë virale ka dëmtuar rëndë imazhin e burgut Wandsworth.

Rasti ka nxjerrë në pah mangësi të mëdha në menaxhimin e sigurisë dhe integritetit të personelit në institucionet penale të Mbretërisë së Bashkuar.