Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me një status në Facebook në lidhje me sulmin me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.
Begaj e ka cilësuar ngjarjen tepër të rëndë dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 60-vjeçarit Pal Kola.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ