Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt.
Përmes avokatëve të tij, Berisha ka paralajmëruar organin e akuzës që për arsyeje personale nuk do të respektojë masën e detyrimit të paraqitjes para oficerit të GJKKO.
Spak ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët për të mos u paraqitur. Kërkesa është motivuar me një udhëtim në Gjermani të Sali Berishës.
Më 20 janar Sali Berisha shkoi për herë të dytë para SPAK, ku u paraqit në respekt të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”. Edhe këtë herë nuk ishte i vetëm, pasi dhjetëra mbështetës ishin mbledhur para godinës së qelqtë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ