Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Thirrje kandidatëve për deputet, hyrja në qendrat e votimit e ndaluar!
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje për kandidatët për deputet që të respektojnë rregullat e Kodit Zgjedhor dhe të mos paraqiten në qendrat e votimit, pasi kjo është e ndaluar me ligj.
Celibashi theksoi se janë marrë raportime nga terreni, ku disa kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit, gjë që është shprehimisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Ai u kërkoi kandidatëve të respektojnë me rigorozitet këtë ndalim ligjor.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.