Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Ja kush do të jenë zonat e para që do mësojnë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka treguar detaje nga procesi zgjedhor i 11 majit.

Në daljen për shtyp, ai konfirmoi edhe dy zonat që do të njohin rezultatin më shpejt, kjo pasi zgjedhjet u bënë përmes votimit elektronik.

“U dakordësuam me të gjitha palët politike për votim elektronik te Njësia 10 dhe Bashkia e Vorës. Kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultatit të votimit në Njësinë 10 dhje Bashkinë e Vorës pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për qendrat e votimit apo për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale. Pra, këtë rezultat do ta kemi nesër në mëngjes rreth orës 8 ose 9” tha Celibashi.