Kreu i Kadastrës Artan Lame largohet nga detyra, do të kandidojë në Korçë, ja kush pritet ta zëvendësojë

Është larguar nga detyra kreu i Kadastrës Artan Lame. Burime për Replika.al bëjnë me dije se do të  shkojë kandidat në Korçë.

Ai pritet të zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici.

Prezantimi i Bicit pritet të bëhet nesër në orën 10:00.

Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 Bici ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Që nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri më tani Bici punon si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.