Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi/Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi në fjalën e tij në parlament deklaroi se Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.Peleshi tha se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve. Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë me maxhorancën, me qëllim që anëtarësimi në union të jetë më i lehtë.

Niko Peleshi: Mos të përhumbemi në debate të kota. Kemi treguar vullnet për bashkëpunim. Shteti nuk është i partive, por i shqiptarëve. Jemi sot më shumë se kurrë pranë anëtarësimit në BE. Institucionet ligjzbatuese kanë bërë një punë të madhe drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Integrimi në BE ka qenë një mision historik dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët.

Lajmet e rreme duhet të luftohen, prandaj duhet të mbëshetet Komisioni për Dizinformimin. Qeveria po lufton për transparencë. Çështja e mbetjeve toksike u shndërrua në një çështje ku u fol përpara se hetuesit dhe institucionet të flasin. Të krijojmë një kulturë të re politike. Ne të kthejmë transparencën dhe ju të ikni nga gënjeshtra.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *