Ditën e sotme juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha po përgatit rikthimin në krye të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve lokale.
Spahiu u shpreh se Basha po pret humbjen në zgjedhje të dy grupeve të PD, atij të Berishës dhe atij të Alibeajt për t’u kthyer si shpëtimtar i PD.
Sipas Spahiut, për dy javë Basha shkon në SHBA ku është thirrur pikërisht lidhur me seancën gjyqësore për vulën e PD, e zhvilluar pak ditë më parë.
“Mendoj se Basha po përgatit rikthimin, sepse Basha po pret të sulmojë me të njëjtën armë që e sulmoi Berisha në 6 mars. Po pret humbjen në 60 bashki të Berishës. Ai do rikthehet pas zgjedhjeve lokale si shpëtimtar i dy humbësve, Berisha dhe Alibeaj, të cilët vetëm luftë me PSD nuk kanë. Juridikisht s’e ka dhënë dorëheqjen, do kthehet defakto në krye të PD pas zgjedhjeve. Në dijeni time, Basha për 2 javë shkon në SHBA ku është thirrur pikërisht pas procesit gjyqësor për vulën, që u ndoq edhe nga përfaqësues të SHBA”, tha Spahiu.