Krah Ramës, Orban flet për çështje të rëndësishme! Nga Trump si president i SHBA te armëpushimi apo paketa për Ukrainën

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban ka folur për çështje të rëndësishme në botë, në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Trump zgjidhet President

Orban: Deshën ta burgosnin, t’i konfiskonin pasuritë dhe sot është president i SHBA. Jam gjithmonë krenar që luftoj krah atyre që përpiqen të përfaqësojnë njerëzit përkundrejt elitave në pushtet, kjo është demokracia dhe kjo është ajo që ndodhi.

Armëpushimi

Orban: Nëse mendojmë shumë, ose flasim shumë mund të ulim shanset për të pasur armëpushim. Në këtë moment nuk ka komunikim dhe kushti i parë kryesor është komunikimi. Parakushti i armëpushimit është komunikimi.

Paketa për Ukrainën

Orban: Nuk kam autoritet të flas në emër të askujt veç emrit tim. E kam ndjekur nga afër ajo farë është thënë nga presidenti i SHBA për mënyrën si ta financojmë, se po financojmë luftën. Si munden europiantët ta financojnë nëse SHBA tërhiqet? Paketa mbetet ende në tryezë. Kemi disa dyshime për mënyrën si është organizuar. 50 miliardë nuk janë mjaftueshëm, do vijnë kërkesa për paketa të tjera.. kush do t’i financojë?

Krahasuat Hungarinë me një mi mbi urë dhe thatë nëse Trump do fitonte zgjedhjet Hungaria do kishte një elefant në këtë urë. A parashikoni ndonjë rrezik se duke vendosur tarifa ky elefant mund të shkelë mbi mikun e vet miun?

Orban: Ne hungarezët mendojmë që miu duhet të jetë i shpejtë. Nuk kam thënë kurrë që reputacioni im do ndryshojë në Europë, kërkoj respekt për këtë vend sepse është vend i vjetër me njerëz të mirë. Ne duhet të respektohemi se jemi hungarezë. Sa i takon tregtisë çështja kryesore është lufta, armëpushimi dhe financimi i kësaj gjëje. Po flasim për armëpushim dhe për bisedimet për paqe. Meritojnë të ardhme të mirë se kanë vuajtur por kanë të bëjnë me arkitekturën e re të Europës. Nëse europianët duhet të përfshihen në procesin e negocimit duhet të jenë aktive dhe të komunikojmë me të gjitha palët. Komunikimi është në interes të atyre që duan të jenë pjesë e riorganizimit të Europës.

Check Also

Yjet e njohur të Hollywood që u zotuan se do të largohen nga SHBA nëse Donald Trump do fitonte zgjedhjet…

Pas fitores befasuese të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, ndjesia e pasojave po ndjehet fuqishëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *