KQZ urdhëron partitë politike: Vendosni shënimin ligjor në posterat brenda 24 orësh, ndryshe…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur një sërë vendimesh gjatë seancës së sotme, përfshirë shqyrtimin e denoncimeve administrative dhe veprime ndaj materialeve propagandistike.
KQZ ka vendosur t’u japë subjekteve zgjedhore një afat 24-orësh për të vendosur shënimin ligjor të detyrueshëm “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të …” në materialet e tyre propagandistike.
Në rast se nuk zbatohet ky detyrim, Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të hequr materialet, përfshirë ato të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate, dhe koalicioneve si “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe “Koalicioni Euroatlantik”.
Gjithashtu, KQZ ka pushuar shqyrtimin për disa denoncime dhe ka vijuar hetimet për të tjerë. Komisioni ka miratuar krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme dhe emërimin e anëtarëve për 11 KZAZ.