KQZ regjistron 15 partitë e para për zgjedhjet parlamentare, mes tyre PS, PD dhe PL

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar regjistrimin e 15 partive të para politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme, të drejtuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ndër partitë e regjistruara janë forcat kryesore politike në vend, si Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), Partia Demokratike (PD) dhe Partia e Lirisë (PL).

Gjatë mbledhjes, Celibashi shpalli zyrtarisht regjistrimin e këtyre partive si subjekte zgjedhore:
1. Partia Shqipëria Bëhet – kryetar Adriatik Lapaj
2. Partia Nisma Thurje – kryetar Endrit Shabani
3. Partia Lëvizja Bashkë – kryetar Arlind Qori
4. Partia Mundësia – kryetar Agron Shehaj
5. Partia Demokristiane – kryetar Nard Ndoka
6. Partia Lëvizja Legalitetit – kryetar Shpëtim Axhami
7. Partia Kristiandemokrate e Shqipërisë – kryetar Dhimitër Muslia
8. Partia Kombëtare Konservatore Albania – kryetar Kujtim Gjuzi
9. Partia Demokratike e Shqipërisë – kryetar Sali Berisha
10. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë – kryetar Zef Bushati
11. Partia Balli Kombëtar Demokrat – kryetar Artur Roshi
12. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – kryetar Ylber Valteri
13. Partia Balli Kombëtar – kryetar Adriatik Alimadhi
14. Partia e Lirisë – kryetar Ilir Meta
15. Partia Socialiste e Shqipërisë – kryetar Edi Rama

Me këtë vendim, procesi zgjedhor ka hyrë në një fazë të re, duke i hapur rrugën fushatës elektorale dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme. Regjistrimi i këtyre partive në zgjedhje përforcon pluralizmin politik dhe garanton një garë të hapur mes forcave politike në vend.