KQZ regjistron 11 parti politike për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Himarë


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar 11 parti politike për zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë Himarë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se të gjitha këto subjekte politike kanë paraqitur të plotë gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

“Meqënëse i gjithë dokumentacioni i paraqitur nga të gjitha partitë aplikuese për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e Bashkisë Himarë është i plotë, miratojmë regjistrimin si subjekt zgjedhor të PS me kryetar Edi Ramën, të PDK me kryetar Nard Ndokën, të PR me kryetar Fatmir Mediun, të FRD me kryetar Sali Shehun, PBDNj me kryetar Vangjel Dule, PL me kryetar Ilir Metaj, PBK me kryetar Adriatik Alimadhi, PD me drejtues komitetin nismëtar të përfaqësuar nga Sali Berisha, PAA me kryetar Agron Dukën, PBKD me kryetar Artur Roshin dhe PBD me kryetar Biber Valtedi”, ka thënë kryekomisioneri Celibashi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 4 gushtit PS do të përfaqësohet me kandidatin Vangjel Tavo, ndërsa koalicioni opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ me kandidatin Petro Gjikuria.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *