KQZ publikon shifrat, ja kush janë femrat më të votuara për deputete në Kosovë

Vazhdon procesi i numërimit të votave për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit që u mbajtën në Kosovë.

Në këto zgjedhje, një numër i madh kandidatësh garuan për deputetë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për të siguruar një karrige në Kuvend. Disa rezultate tashmë janë publikuar ku edhe janë bërë të ditur numri i kandidatëve më të votuar.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, në Gjilan, kandidatja për deputete Aurorë Osmani ka arritur të grumbulloj 3095. Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidatja për deputete Valentina Bunjaku ka arritur të fitoj 5111 vota.

Kandidatja e LVV për deputete më e votuar është Liza Gashi e cila ka rritur të marrë 10 mijë e 173 vota. Këto vota janë momentale dhe pa përfshirë ato nga diaspora.