KQZ publikon rezultat e para në Kamëz, kryeson Rakip Suli

Në Kamëz ka nisur festa! Edhe pse janë hapur vetëm kutitë e para, kryebashkiaku aktual në Kamëz, Rakip Suli ka nisur festën.

Turma e mbështetësve të tij janë mbledhur poshtë selisë rozë në Kamëz, ndërsa vetë Suli ka dalë në dritare dhe i përshëndet me dorë.

Rakip Suli dominon në dy qendrat e para të votimit që janë numëruar. Në qendrën e parë të votimi ai ka 143 vota kundrejt 85 që ka Arjan Hoxha. Në të dytën socialisti ka marrë 130 vita kundrejt 59 që ka Arjan Hoxha.