KQZ përfundon në lupën e SPAK/Nisin hetimet për tenderat për pajisjen e identifikimit
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”.
Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreu të SPAK-ut Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024. Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datë 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”.