KQZ në kaos! Kreu i institucionit, Kreshnik Radoniqi zbulon skenarin: Ja si do numërohen votat

Problemet me sistemin online ka shkaktuar të papritura në radhët e KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve paraprake të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Përveç kësaj, Radoniqi tha se nuk ka informacione nëse Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me rënien e sistemit të KQZ-së.

Radoniqi theksoi se votat janë të sigurta, derisa nuk ka ndonjë kohë të caktuar se kur do të publikohen rezultate preliminare të procesit zgjedhor.