KQZ i kthen formularin e dekriminalizimit Ilir Metës në burg – nuk kishte deklaruar ndalimin në ‘92-shin dhe…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kthyer formularin e dekriminalizimit kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Vendimi i KQZ-së vjen pasi në formularin e dorëzuar nga Meta nuk janë deklaruar dy episode të rëndësishme të së kaluarës së tij penale dhe gjyqësore.
Sipas burimeve, Meta nuk ka përmendur ndalimin e tij në vitin 1992 për veprën penale të kryengritjes, si dhe një proces penal të zhvilluar më vonë në Gjykatën e Lartë, i lidhur me audiopërgjimin famëkeq të ish-ministrit Dritan Prifti.
Mosdeklarimi i këtyre rasteve bie ndesh me ligjin për dekriminalizimin, që kërkon transparencë të plotë nga zyrtarët publikë dhe përfaqësuesit politikë lidhur me të kaluarën e tyre penale.