KQZ dhe OSBE tryezë diskutimi, kreu i misionit në Tiranë, Michel Tarran: Të realizohet vota e diasporës

OSBE dhe KQZ kanë organizuar një tryezë diskutimi për procesin zgjedhor të vitit 2025. Në fjalën e tij, kryetari i OSBE në Tiranë, Michel Tarran u ka bërë thirrje partive politike të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës.

“Ndonëse tani ka disa propozime për Reformën Zgjedhore dëshiroj t’u bëj thirrje aktorëve politikë ta bëjnë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në mënyrë që t’u lejojë organeve të administrimit të zgjedhjeve kohë të mjaftueshme për zbatimin. Me afrimin e zgjedhjeve për Kuvendin është shumë e rëndësishme t’i trajtojmë këto çështje sipas përparësisë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Duhet të kuptojmë sa më mirë vështirësitë që hasim gjatë procesit në mënyrë që të kemi përmirësim të vazhdueshëm. Presim të diskutojmë si institucionet publike i administrojnë denoncimet gjatë fushatave zgjedhore dhe rrugët për të përmirësuar raportimin dhe sfidat për administrimin zgjedhor”, u shpreh Tarran.
Prezenca e OSBE si partner afatgjatë që mbështet KQZ dhe institucionet e tjera, vijon të jetë e angazhuar të mbështesë përpjekjet dhe bashkëpunimin për përmirësimin e administrimin të zgjedhjeve dhe për përmirësimin e integritetit të proceseve zgjedhore të ardhshme”, u shpreh ai.

OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihëm teknike sipas nevojës duke nxitur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor. Ja vlen të theksojmë se liria dhe ndashmëria dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk kanë vetëm përgjegjësinë e KQZ-së, por janë përpjekje politike e të gjithë aktorëve. Vonesat e mundshme gjatë arritjes së këtij qëllimi kufizojnë kohën në dispozicion të KQZ-së çka mund të ndikojë tek cilësia e proceseve zgjedhore.

Të vënë përballë presionit të kohës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe sinjaleve aspak pozitive për një produkt konsesual me opozitën, socialistët depozituan një ditë më parë të vetëm në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nisma e mbështetur me firmat e 7 deputetëve të PS-së per voten e diasporës dhe përcaktimi i herësit për ndarjen e mandateve brenda një force politike apo koalicioni kërkon 84 vota, të cilat socialistët vetë nuk i kanë.