KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar shortin që do të përcaktonte renditjen në fletën e votimit, të kandidatëve për disa nga bashkitë e vendit. Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirtjan Celibashi u shpreh se për 3 kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegj.

“Kërkesa për shtyrjen e shortit u bë nga PS. Do ishte me sens që shorti të hidhet për të gjjthë kryetarët e partive, mos ishte dikush i avantazhuar që do merrte vesh nr në fletën e votimit. Presupozohet se ka një disavantazh për fushatën. Shpresojmë që procedura ankimore të perfundojë para datës 14 maj”, u shpreh Celibashi.