KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Blerim Tominajt pasi nuk deklaroi pasurinë
- 27 March, 2023
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë në 16 qershor të 2020-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj.
Tominaj u shkarkua nga detyra për mosdeklarimin e 3.6 milionë lekëve në vitet 2011, 2012 dhe 2013.
Tominaj njihet si prokurori i dosjes që çoi në pranga grupin kriminal “Bajri”.Tominaj u vu më 20 shtator 2018 në hetim disiplinor si prokurori ‘rebel’ që refuzoi të ishte pjesë e shortit për të zëvëndësuar Eneid Nakuçin dhe Elisabeta Imerajn në dosjen ndaj Emiljano Shullazit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ