KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës Emiljano Ruli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Emiljano Ruli.

KPA shkarkoi nga detyra Rulin më 29 korrik 2022, për probleme në kriterin e pasurisë.

Ndërkohë, vendimi për lënin e fuqi të shkarkimit të tij u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 557, datë 29.07.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.

Emiljano Ruli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Prej vitit 2013, Ruli ushtronte funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.